Basketboll

TREPÇA DHE RAHOVECI, DY SKUADRAT QË JANË TAKUAR MË SË SHPESHTI NË KËTË SEZON

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça – Rahoveci, do të jetë përballja e dytë e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Skuadrat e lartëcekura sivjet janë dy ekipet që janë ndeshur më së shumti në këtë stinor mes vete në basketbollin e Kosovës me plotë 5 përballje. Ku mbizotëron Rahoveci bindshëm me 4 fitore e vetëm 1 humbje të pësuar.

Këto dy skuadra janë takuar, 1 herë në fillim të stinorit në Superkupë(ku fitoi Rahoveci), 3 herë në Superligën e Kosovës(2 fitore Rahoveci e 1 Trepça) e 1 herë në çerekfinale të Kupës në Therandë(ku triumfoi Rahoveci).

Ndeshja e sontme mes Trepçës dhe Rahovecit, luhet nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion – Art Sport 1 nën-komentimin e Agon Fehmiut.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.