Basketboll

ZARA E JAN PALOKAJT MPOSHT SHIBENIKUN E SHIRKOS NË ”PLAY OFF” TË ELITËS KROATE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e famshme kroate, Zara e ka kaluar me lehtësi fazën çerekfinale të ”play off”-it në elitën e atjeshme.

Sonte skuadra e Zarës mposhti Shibenikun edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale dhe me rezultat 65-86 duke kaluar në gjysmëfinale me seri të përgjithshme 2-0.

Kosovari nga Peja, Jan Palokaj luajti për 15 minuta në këtë duel, duke bërë 2 kërcime.

Në anën tjetër, Henrik Shirko ish-basketbollisti i Pejës që sivjet po luan për Shibenikun sonte zhvilloi një ndeshje fantastike ku luajti për 32 minuta në humbjen e ekipit të tij, duke realizuar 13 pikë, 7 kërcime e 2 asiste.

Zara që sezonin e rregullt e mbylli në vendin e parë në gjysmëfinale do të ndeshet me Splitin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.