Basketboll

ZVEZDA FITON FINALEN E PARË TË ABA LIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Crvena Zvezda e ka fituar përballjen e parë të serisë finale në ABA Ligë.

Ekipi nga Beogradi ka triumfuar ndaj Buduqnostit të Podgoricës në një ndeshje tepër interesante dhe me rezultat përfundimtar tejet të ngushtë 82-78.

Sfida u karakterizua me lojë tepër të fortë nga të dyja palët me vendasit që kishin epërsinë deri në 15 pikë e në minutat e fundit, mysafirët e Buduqnostit u munduan ta rikthejnë maksimalisht rezultatin në favorin e tyre, por ishte e pamundur me mbrojtjen e fortë që aplikonte Zvezda.

Ognjen Dobriq e Jordan Loyd me nga 23 pikë secili, spikatën në këtë fitore të vështirë të Zvezdës sonte. Ndërsa te Buduqnosti s’mjaftoi për fitore, Willie Reed me double-double(26pk, 10krc).

Ndeshja e rradhës zhvillohet në Mal të Zi e skuadra që arrin tre fitore shpallet kampione e ABA Ligës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.