Basketboll

JAYSON TATUM SHKËLQEN NË “PLAY IN”, BOSTONI MPOSHTË WIZARDS DHE ARRIN ”PLAY OFF”-IN

Prishtinë(AsistiOnline)Në ndeshjen direkt për kalimin në fazën “Play Off”, Boston Celtics arrin që të kualifikohet duke triumfuar ndaj Ëashingtonit me rezultat 118-110. 

Sinonimi i fitores për Bostonin ishte Jayson Tatum duke dominuar në parket. 23 vjeçari ka shënuar plotë 50 pikë duke kontribuar edhe me 8 kërcime e 4 asistime.  Përkrahu i qëndroi Kemba Ualker me 29 pikë e 7 kërcime. Dyshja e Bostonit ka kontribuar me 66% të pikëve në rezultatin e 17 herë kampionëve në këtë ndeshje.

Nga ana tjetër, te magjistarët e Washingtonit, u dallua edhe njëherë Russell Westbrook me 20 pikë e 14 kërcime ndërsa Bradley Beal realizoi 22 pikë me 9 kërcime e 6 asistime.

Bostoni kualifikohet në “Play Off” ku do të takohet me Brooklyn Nets ndërsa Uizards ka edhe një gjasë për kualifikim, ku do të takohet me Indianan.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=CNyFCWawOMY

Komentet janë të mbyllura.