Basketboll

WASHINGTONI SIGURON BILETËN E FUNDIT NË LINDJE PËR ”PLAY OFF”

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Washington Wizards është e fundit nga Konferenca Lindore që ka siguruar një vend për ”play off”-in e sivjetmë të NBA-së.

Wizards kanë arritur të mposhtin në ndeshjen vendimtare për një vend në ”play off”, kanë mposhtur skuadrën e Indiana Pacers 142-115 dhe kështu ka siguruar një vend për fazën më të nxehtë të kampionatit.

Bradley Beal me 25 pikë e Russell Westbrook me 18 pikë e 15 kërcime, spikatën në këtë triumf me shumë vlerë për Washingtonin.

Te Indiana s’mjaftuan për fitore, Malcolm Brogdon me 24 e Domantas Sabonis me 19 sosh.

Wizards në ”play off” do të takohet me Philadelphian.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=2FlvQQSO5NA

Komentet janë të mbyllura.