Basketboll

CURRY NUK MJAFTON, GOLDEN STATE HUMBIN SHANCËN PËR TË QENË NË PLAYOFF!

Prishtinë(AsistiOnline) – Memphis Grizzlies arritën të fitojnë pas vazhdimeve ndaj Golden State Warriors për të marrë edhe biletën e fundit për fazën “Playoff”, aty ku do të duelojnë me Utah Jazz në raundin e parë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për “Play-In” teksa nuk mjaftuan 48 minuta për ta përcaktuar skuadrën fituese dhe u nevoiten edhe 5 të tjera shtesë, pas të cilave fitues dolën skuadra e të rinjëve nga Memphisi me rezultatin përfundimtar 117:112.

Në fakt, Draymond Green e kishte mundësinë për fitore, por 2 sekonda pa përfunduar ndeshja nuk ishte i saktë në një gjuajtje nga brendia dhe më pas në kohën shtesë, Grayson Allen u fut nga banka dhe shënoi dy tre pikësha për ta ndihmuar skuadrën e tij në fitore teksa Curry mbahej gjatë gjithë kohës i dyfishuar dhe i bllokuar.

Lojtari më i mirë i kësaj përballje ishte Ja Morant që realizoi 35 pikë dhe pati edhe 6 kërcime dhe 6 asistime. Nga ana tjetër Curry shënoi 39 pikë mirëpo që nuk mjaftuan në fund dhe kështu kjo ishte ndeshja e fundit për këtë sezon e skuadrës së Golden State Warriors.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=pmSfJ7OgOdI

Komentet janë të mbyllura.