Basketboll

MIDDLETON VENDIMTAR, BUCKS E NISIN PLAY OFF-IN ME FITORE!!

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen mes Milwaukee Bucks dhe Miami Heat, është hapur edhe zyrtarisht play offi i NBA-së për këtë edicion.

Skuadra e Milwaukee Bucks ka triumfuar ndaj Miami Heat në ndeshjen e parë të serisë çerekfinale të lindjes dhe atë vetëm pas vazhdimeve 109-107, kjo pasiqë koha e rregullt u mbyll baraz(99-99).

Pikët vendimtare të fitores për Bucks i shënoi Khris Middleton në 0.5 të qindat e sekondit të fundit të 5 minutëshit të vazhdimit, duke u bërë hero i ekipit të Bucks sonte.

Pikërisht Middleton ishte pikëshënuesi më i mirë për Bucks sonte me 27 pikë, por edhe 6 asiste e 6 kërcime i ndihmuar edhe nga Giannis Antetokounmpo me 26 pikë e Jrue Holiday me 20 sosh.

Te Miami s’mjaftuan për fitore, Goran Dragic me 25 pikë e as Duncan Robinson me 24 sosh.

Bucks marrin avantazhin e kësaj serie 1-0, ndërsa skuadra që arrin tre fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të lindjes.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.