Basketboll

SOT FILLON PLAY OFFI NË NBA, ARTMOTION TRANSMETON KËTË DUEL TË ZJARRTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shumë ndeshjeve të sezonit të rregullt dhe disa të tjerave të cilat i ndoçëm në Play-in, tashmë radha i ka ardhur fazës më të nxehtë në ligën numër një në planet, playoff-it të NBA, i cili nis këtë të shtunë, teksa ndeshjet kryesore vijnë në platformën Artmotion.

22:30: DALLAS – LA CLIPPERSART SPORT 1

Dy skuadrat që kanë përfunduar sezonin në pozitat 4 dhe 5 të perëndimit, Dallas Mavericks dhe Los Angelos Clippers e nisin këtë fazë në duel kundër njëra-tjetrës, njejtë siç ndodhte edhe edicionin e kaluar. Përballja e parë mes tyre luhet të shtunën me fillim nga ora 22:30 dhe transmetohet në Art Sport 1.

Clippers do kenë epërsinë e faktorit të një ndeshje më shumë si vendas, pasi mbyllën sezonin në pozitë më të lartë tabelore. Ata ishin të katërtët në bregun perëndimore me 47 fitore dhe 25 humbje teksa kundërshtarët e tyre të Mavericks ishin të pestët me 42 fitore dhe 30 disfata.

Clippers do jenë 100% të kompletuar për këtë ndeshje, por e njejta nuk mund të thuhet për Dallasin të cilët nuk dihet se a do kenë në dispozicion dyshen Maxi Kleber dhe JJ Redick.

Dallas, 5-shja e mundshme startuese:

Donçiq, Richardson, Hardaway Jr, Porzingis, Powell.

Clippers, 5-shja e mundshme startuese:

Beverly, George, Leonard, Ibaka, Zubac.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.