Basketboll

JAVË FANTASTIKE E 3×3-SHIT NDËRKOMBËTAR NA PRET NË ARTMOTION

160 LOJTARË / 36 KOMBËTARE, 5 DITË PËR 3 VIZA OLIMPIKE VETËM DHE EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga e mërkura e deri të dielën e kësaj jave, sheshi “Thunderdome” në qytetin Grac të Austrisë, për 5 ditë rresht do të jetë arenë e kualifikimeve për lojra olimpike në Basketboll tre kundër tre, ndërsa Artmotion do të jetë adresa ekskluzive ku do t’i shikojmë këto gara.

160 lojtarë dhe lojtare të 36 shteteve nga mbarë bota, 20 ekipe kombëtare tek meshkujt dhe 20 tek femrat, për 5 ditë rresht do të luftojnë për tri viza olimpike që dërgojnë në Tokio.

Të ndara në 4 grupe me nga 5 ekipe, në të dyja konkurrencat, gjitha këto shtete do të luftojnë për të siguruar njërën nga 3 biletat olimpike, për secilën konkurrencë.   

Të mërkurën, të enjtën dhe të premten me fillim prej orës 11, direkt në Art Sport 1 do të jemi dëshmitar të maratonës së basketit 3×3 , deri në ora 22 në mbrëmje.  

Të shtunën, këto bukuri i shikojmë në Art Sport 3 dhe ditën finale kur edhe caktohen skuadrat udhëtuese për Tokio, gjitha transmetimet do t’i përcjellim vetëm dhe ekskluzivisht në Art Sport 2, me fillim nga ora 12:45.
_________________________________________________________________________

Pra, pas shumë premierave , Artmotion bënë edhe një revolucion në basketboll… këtë herë atë 3×3

Pas transmetimeve komplete të garave zyrtare të Kampionatit të Kosovës  në 3×3, Streetball Kosova,  si dhe garave ndërkombëtare të licencuara nga FIBA në Kosovë, Artmotion ka hyrë në histori edhe duke transmetuar debutimin e Kosovës në kualifikimet për Kampionat Evropian në basketboll 3×3, të mbajtur në Konstanca të Rumanisë në vitin 2019.

Ndërkohë, basketin 3 kundër 3 e ngritën edhe për një nivel më lartë sivjet.

Si platforma numër 1 sportive në shqiptari, Artmotion siguroi të drejtat ekskluzive të ngjarjeve më të mëdha evropiane dhe botërore të FIBA 3×3.

Startuan me Mastersin në Doha të Katarit dhe tash është koha për edhe një premier: kualifikimet e para olimpike në histori.    

Nga e mërkura deri të dielën, në Artmotion na pret një super maratonë dhe super kënaqësi e basketbollit 3 kundër 3 dhe turneu kualifikues olimpik, andaj kënaquni me këto ndeshje fantastike…

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.