Basketboll

KAMPIONI PËSON DISFATË NË START TË ”PLAY OFF”-IT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, LA Lakers e ka nisur me disfatë ”play off”-in e këtij stinori interesant.

Skuadra simpatike e Phoenix Suns e ka mposhtur Lakersin sonte me rezultat 99-90.

Super-ylli i Suns, Devin Booker ishte i jashtëzakonshëm edhe sonte në fitore me 34 pikë, 8 asiste e 7 kërcime i ndihmuar edhe nga Deandre Ayton me double-double(21pk, 16krc).

Ndërsa te Lakers s’mjaftuan për fitore, LeBron James me 18 pikë, 10 kërcime e 7 asiste, por as Dennis Schroder me 14 e Anthony Davis me 13 sosh.

Phoenixi merr avantazhin fillestar të serisë çerekfinale të Konferencës Perëndimore ndaj Lakers në 1-0 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.