Basketboll

BUTLER SFIDON GIANNISIN NË SFIDËN E DYTË ”PLAY OFF”, PËRBALLJA DIREKT NË ARTMOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një maratone të gjatë ndeshjesh nga play-in dhe playoff në javën e kaluar, transmetimet e ligës numër një në botë të basketbollit do të vazhdojnë edhe këtë javë në platformën numër një në vend, Artmotion.

01:30: NBA PLAYOFF MIAMI – MILWAUKEE – ART SPORT 1

“Fiserv Forum” do të jetë nikoçir edhe i takimit të dytë të raundit të parë të playoffit në mes skuadrave që u pozicionuan në vendet 3 dhe 6 të lindjes, Milwaukee Bucks dhe Miami Heat. Ndeshja mes tyre fillon në ora 01:30 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Ndeshja e parë ishte tejet e luftuar teksa u fitua vetëm pas vazhdimeve nga Milwaukee pas një treshe të Khris Middleton pak sekonda pa mbaruar takimi. Të dy skuadrat luftuan shumë në atë përballje, por nuk është se i pamë ato në formën optimale e po e njejta luftë dhe misioni për triumf do të jetë edhe këtë herë në përballjen numër dy.

Miami ishin finalist në vitin e kaluar, andaj do të kërkojn ta përsërisin po të njejtën edhe këtë vit kurse dihet që Milwaukee synim e kanë vetëm titullin kampion dhe asgjë më pak.

 

Miami, 5-shja e mundshme startuese:

Nunn, Robinson, Butler, Ariza, Adebayo.

 

Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:

Holiday, DiVicenzo, Middleton, Antetokounmpo, Lopez.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.