ANADOLU EFESI KAMPION I TURQISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit evropian, Anadolu Efes është shpallur kampion i elitës turke.
Ekipi i drejtuar nga Ergin Ataman ka mposhtur edhe në ndeshjen e tretë finale rresht, rivalin lokal nga Stambolli, Fenerbahçe Bekon me rezultat të përgjithshëm 66-93 dhe iu është gëzuar titullit.
Rodrugue Beaubois me 30 pikë, Bugrahan Tuncer me 13 e Vasilije Micic me 11 sosh, ishin prej individëve më të dalluar në kte fitore me vlerë kampioni për Efesin sonte.
Te Fenerbahçe ku luan edhe Kenan Spahiu s’mjaftuan për fitore, Nando DeColo me 19 pikë e as Alex Perez me 10 sosh. Përderisa, Kenan Spahiu luajti për 16 minuta dhe realizoi 6 pikë, 3 kërcime e 1 asist.
Kjo fitore dhe seria e përgjithshme prej 3-0 i siguron Efesit titullit e 15-të të kampionit të Turqisë dhe ky trofe vije në sirtarët e ekipit 10 ditë pas fitimit historik të titullit të Euroligës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.