Basketboll

MILWAUKEE IA DEL EDHE PA GIANNISIN, FITON DHE MERR AVANTAZHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse të hendikepuar pa super-yllin e skuadrës, Giannis Antetokounmpon, me gjithë këtë Milwaukee Bucks arritën të fitojnë ndaj Atlantas.

Bucks triumfuar ndaj Hawks me rezultat të përgjithshëm 123-112.

Brook Lopez me 33 pikë e 7 kërcime, Khris Middleton me 26 pikë, 13 kërcime e 8 asiste, si dhe Jrue Holiday me 25 pikë e 13 asiste, ishin individët më të dalluar në këtë fitore të Bucks.

Te Hawks s’mjaftuan assesi për fitore, Bogdan Bogdanovic me 28 pikë e John Collins me 19 sosh.

Me këtë fitore, Milwaukee e merr avantazhin e serisë finale të Konferencës Lindore me Atlantan(3-2) dhe ndeshja e gjashtë mes tyre zhvillohet me 4 korrik nga ora 02:30.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=GnLlzVkDdAA

 

Komentet janë të mbyllura.