BUDUQNOSTI ME TRANSFER NGA EUROLIGA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra malazeze e Buduqnostit e ka bërë një transferim tejet të bujshëm për edicionin e ri të garave në të cilin do marrin pjesë edhe në EuroCup.
Podgoricasit kanë zyrtarizuar në skuadër, alonë serbe Vladimir Micov.
36 vjeçari nga Beogradi kishte një numër ofertash pas ndarjes me Olimpia Milanon, përfshirë kontaktet me Partizanin, por basketbollisti me përvojë vendosi të kthehej në Mal të Zi dhe të nënshkruajë me Buduqnostin.
Micov me Milanon në edicionin e fundit kishte mesatare prej 6.2 pikëve në mbi 47 ndeshje në 19 minuta lojë të zhvilluara.
Të kujtojmë se Micov ka luajtur edhe më herët për Buduqnostin, konkretisht plotë 4 vite rresht (2005-2009).
Në karrierën e begatë si lojtar, Micov më herët ka mbrojtur ngjyrat e klubeve si: Partizan, Panionios, Baskonia, Cantu, CSKA Moscow e Galatasaray.
Kontrata mes palëve është nënshkruajtur një vjeçare.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.