FRANCA DEMOLON SERBINË PËR TË BRONZTËN TE FEMRAT
Prishtinë(AsistiOnline) – Franca e ka mposhtur Serbinë në konkurencën e femrave në ndeshjen për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni.
Francezet mposhtën ato serbe me rezultat të thellë 76-91.
Gabrielle Williams me 18 pikë e Endene Miyem me 16 sosh, ishin dy lojtaret më të dalluara të Francës në këtë fitore me rëndësi medaljeje.
Te Serbia, Yvonne Anderson shënoi 24 pikë.
Franca me këtë fitore e fitoi medaljen e bronztë, derisa Serbia mbeti pa medalje në këto Lojëra Olimpike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.