Basketboll

PRIZRENI16 PA TELASHE NË GJYSMËFINALE TË SUPERKUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Kosovës mes Prizrenit 16 dhe Dritës, është hapur edicioni i ri i garave në basketbollin e Kosovës.

Prizreni16 ka triumfuar ndaj Dritës pa asnjë problem në çerekfinalen e parë të Superkupës me rezultat të përgjithshëm 106-69 dhe ka kaluar në gjysmëfinale të saj.

Realisht ndeshja nuk kishte ndonjë historik me prizrenasit që dominuan sfidën nga fillimi e deri në fund(26-21, 26-15, 26-11, 28-22) dhe si duket mungesa e përforcimeve te Drita ndikoi në epilogun e ndeshjes.

Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Prizreni16 sot, Ivan Koljeviq(19), Arti Hajdari e Courney Fells me nga 17, Isaiah Johnson(15) e Rilind Krasniqi(12).

Te Drita lojë të mirë shfaqën, Laurant Ibrahimi me 20 pikë, Qëndrim Demi me 15 e Arian Mehmeti me 14 sosh.

Në gjysmëfinale, Prizreni16 e pret fituesin e duelit të sontëm, Peja-Sigal Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.