ÇFARË DUHET TË DINI PËR KUNDËRSHTARIN E SONTËM TË PRISHTINËS?
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina sivjet u rikthye në Ligën Ballkanike pas katër vitesh mungesë.
Kryeqytetasit e Kosovës sonte në xhiron e dytë të BIBL-së, përballen me ekipin maqedonas nga Shkupi, ”KK TFT”.
Çfarë duhet të dini për ekipin e TFT-së?
KK TFT është themeluar në vitin 2018 në Shkup nga një grup entuziastësh dhe ndeshjet i luan në Arenën ”SRC Kale” me kapacitet prej 4 mijë shikuesve. Në dy sezonet e para të themelimit, klubi mori pjesë në Ligën e Dytë Maqedonase. Derisa në sezonin e tretë, ishin në vendin e parë kur edicioni u pezullua për shkak të pandemisë COVID-19 dhe FBM-ja kishte vendosur t’i promovojë në Ligën e Parë të Maqedonisë. Përpos garave vendore nga sezoni 2020/21 klubi hyri edhe në Ligën Ballkanike dhe ky është viti i dytë rresht i tyre në të.
Në sezonin aktual 2021–22, TFT luajti në raundin e parë kualifikuese të FIBA Europe Cup, duke shënuar debutimin e klubit në Evropë, por që u mposht nga ”Szedeaku” i Hungarisë 76-92 dhe u eliminua.
Sa i përket skuadrës së sivjetme, TFT-ja ka krijuar një roster mjaftë të fortë, duke kombinuar përvojën me gjneneratën e re dhe ka dalur një ekip solid. Derisa ekipin në shtab tkenik e drejton trajneri maqedonas, Boro Smilkovski.
Ekipi në fjalë aktualisht po kalon në formë të lartë në elitën maqedonase ku nga 3 ndeshje të zhvilluara ka 3 fitore dhe nga këto tri xhiro, pesë lojtarë kanë arritur pikë dyshifrore në mesatare dhe rrjedhimisht nga kjo rrezikun kryesor, Prishtina sonte pritet ta ketë nga ta e duke mos i përjashtuar edhe lojtarët e tjerë.
Landrius Horton me 22.3 pikë e 11 kërcime për ndeshje.
Aleksandar Kostoski me 14.7 pikë e 5 asiste për ndeshje.
Andrej Maslinko me 11 pikë e 3.7 kërcime për ndeshje.
Si dhe dy amerikanët, Evan Leonard e T.Jr Broadway me nga 10 pikë për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.