Basketboll

VIDEO LAJM: GOLDEN EAGLE YLLI DHE PEJA SOLLËN SPEKTAKËL DHE DY VAZHDIME

LIGA UNIKE NË ASIST: GOLDEN EAGLE YLLI – PEJA 93:92

(AsistiOnline) – Gëzim Morina i cili gjatë 39 minuta e 56 sekondave të lojës së rregullt realizoi vetëm 2 pikë, në fund doli të jetë hero i Golden Eagle Yllit me treshen e cila e dërgoi ndeshjen në vazhdime ndërsa nga ana tjetër Sami Hajzeri i cili për 44 minuta e 56 sekonda qëndroi në bankën rezervë dhe në lojë hyri për ta zëvendësuar Ilterin e larguar për shkak të pesë personaleve dhe në kontaktin e parë me top , qëlloi trepikëshin me tabelë dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdimin e dytë.

E figura tragjike për Pejën doli të jetë Henrik Shirko njëri prej shtyllave të skuadrës në kte triler por në 11 sekondat e fundit u ngatërrua dhe u vonua në realizimin e sulmit duke e huq tentimin nga distanca e madhe dhe në fund, Golden Eagle Ylli arriti fitoren me rezultat maksimalisht minimal. 93:92.

Ishte kjo edhe një super-përballje dhe spektakël në mes të finalistëve të sezonit të kaluar të Ligës Unike dhe Superligës së Kosovës, Golden Eagle Yllit e Pejës kurse pas ndeshjes emocionet e të dy trajnerëve ishin evidente.

Trajneri Shemsetin Bash ishte i pikëlluar me këtë humbje dhe njëkohësisht pati vërejtje

“Të dy skuadrat i uroj për luftën e bërë. Deri në fund u përpoqëm dhe të dyja e merituan fitoren megjithatë… dua të theksoj se referët duhet të vendosin një standard. Atë që e shohin duhet ta referojnë. Ishin tre topa diskutabil:  topi ia preki këmbën… pati faull… këmba ia shkeli vijën në treshen e fundit gati gjysmë metre … Shikoni edhe ju, mund ta shihni në pamjet e juaja kur Morina gjuajti për tri pikë.  Jemi të zhgënjyer. E dëshiruam fitoren dhe ndeshja shkoi në dy vazhdime kurse ne luftuam deri në fund megjithatë ivalit ia uroj fitoren. Ne sot patëm shumë topa të humbur, kundërshtarit i lejuam shumë kërcime në sulm dhe në ndeshje të ngushta kjo e bënë dallimin” theksoi trajneri i Pejës, Shemsetin Bash.

VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT SHEMSETIN BASH NË VIDEO LINK

Me konstatimin e trajnerit Bash se cila do skuadër ta fitonte ndeshjen nuk do të ishte e pamerituar u pajtua edhe trajneri Beqiragiq i Yllit i cili theksoi se skuadra e tij përkundër fitores në kte duel nuk luajti mirë dhe doli plotësisht jashtë sistemit.

Kemi luajtur shumë keq dhe plotësisht jashtë sistemit tonë. Në pjesën e parë humbëm shumë topa… nëse nuk gaboj 12 sosh dhe ishim të dobët nga gjuajtjet e lira, vetëm 10/4 që është 40% . Ekipi ynë nuk bazohet në lojë individuale “një kundër një” por në lojë ekipore dhe sistem të cilin mundohemi ta aplikojmë dhe kështu ta bluajmë kundërshtarin. Sonte ishim plotësisht jashtë sistemit. Ne u kthyem në lojë me mrekullinë e Gzimit kur ndeshja tashmë kishte përfunduar por gjithashtu edhe rivalëve iu mundësuam të njëjtën gjë. Sonte ndeshjen e vendosi një top dhe njësoi edhe Peja ka mundur të fitoj. Nuk mund të them se ata e kanë merituar më shumë se ne gjegjësisht ne më shumë se ata … të dy ekipet luftuan dhe në fund një top vendosi. Dua të theksoj se, sipas meje, të dy ekipet nuk luajtën mirë. Të dyja mund të luajnë shumë më mirë. Realisht ne dolëm jashtë sistemit tonë dhe u munduam ta vendosim ndeshjen me lojë 1 kundër 1 ndërsa kjo nuk është arma e jonë kryesore.  Arma jonë është mbrojtja e mirë, kundërsulmi dhe sistemi ndërsa ne sonte ishim plotësisht jashtë tij” deklaroi Beqiragiqi

VIDEO DEKLARATA E TRAJNERIT ADIS BEQIRAGIQIT NË VIDEO LINK

Mbrojtje fantastike nga të dyja ekipet , lufta e madhe për çdo top e çdo pikë , trepikësha të shumtë në momentet vendimtare ishin karakteristikat kryesore të këtij takimi që e bënë me të vërtetë ndeshjen më të bukur të këtij edicioni deri më tani.

I heshturi në pjesën e parë te Golden Eagle Ylli, Erjon Kastrati, shpërtheu në pjesën e dytë jo vetëm me shën imet e tij nga çdopozitë por edhe asistimet, duke përfshij atë për trepikëshin e Gëzim Morinës i cili mundësoi vazhdimet dhe në fund fitoren

Erjoni e përfundoi ndeshjen me 31 pikë, prej tyre 4 treshe shumë të rëndësishme dhe shtoi 6 asistime, 5 kërcime e 3 topa të vjedhur. Pas ndeshjes Erjoni u shpreh mjaft i lumtur por nuk harroj të përmend edhe mungesën e Dardan Berishës te Peja.

VIDEO DEKLARATA E ERJON KASTRATIT NË VIDEO LINK

Paraqitje fantastike te Ylli pati edhe i rikthyeri nga lëndimi, fundori Brandon Randolph (nr.23) dhe përpak nuk arriti dyshifrorit të dyfishtë. Randolph shënoi 19 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime. Shoqërinë e vendasve me pikë dyshifrore e kompletuan tre lojtarë me shifra identike: Tmushiq, Cameron Uilliams dhe qendra Benson shtuan nga 12 pikë secili kurse Barret Benson mblodhi edhe 13 kërcime për ta kompletuar dyshifrorin e dyfishtë. Heroi i takimit, kapiteni Gëzim Morina i cili shpërtheu në momentet vendimtare ndeshjen e mbylli me 7 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Në anën tjetër te Peja më i miri ishte plejmejkeri Erdem Ilteri që pati performanë fantastike me 29 pikë por në çastet kritike u largua nga loja për shkak të 5 personaleve. Afër dyshifrorit të dyfishtë ishte Henrik Shirko i cili luajti me 23 pikë e 9 kërcime kurse atë që nuk e bëri Shirko e realizoi Stephen Maxuell që ndeshjen e mbylli me 20 pikë e 11 kërcime. Nga vendorët, lojën më të mirë e shfaqi Arian Qallaku me 11 pikë, 8 asistime dhe 4 topa të vjedhur.

Sa i përket vet rrjedhës, duhet thënë se Peja e nisi takimin më mirë dhe çerekun e parë e përfundoi me 5 pikë epërsi (15:20). Seria e suksesshme prej 7-0 në 2 minutat e para të çerekut të dytë, Golden Eagle Yllit i mundësoi përmbysjen e rezultatit kurse në pushim skuadrat shkuan me 3 pikë epërsi të vendasve (34:31). Çereku i  tretë u veçua me serinë e Yllit prej 11:4 të cilën e përmbylli Erjon Kastrati me kte shënim dhe kur kishin mbetur 4 minuta e 14 sekonda lojë semafori tregonte 49:39. Megjithatë, pejanët e udhëhequr nga Erdem Ilteri i nuk u dorëzuan dhe u përgjigjen me seri prej 11-2 duke ngushtuar rezultatin në maksimum, 51:50. Kjo nuk i pëlqeu Rendolphit i cili qëlloi dyshen kurse Erjon kastrati në asistim të Rendolphit vendosi rezultatin final pas 30 minutave, plus 6 për Yllin (56:50).

Peja në start të çerekut të katërt barazoi gjithçka, pas serisë prej 8 me 2, të cilën e përmbylli Albin Berisha me asistim për treshen e Shirkos.

7 minuta e  18 sekonda deri në fund të pjesës së rregullt rezultati ishte 58:58.

Nga ky çast e deri në fund të ndeshjes, skuadrat luftuan top për top, kosh për kosh dhe sikurse tham në fillim, ishte Gëzim Morina me treshen e tij ai që e shpëtoi Yllin dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdimin e parë ndërsa Sami Hajzeri me trepikësh me tabelë, ia mundësoi të njëjtën Pejës.

Në vazhdimin e dytë, krejt në fund, ishte kjo treshe e Erjonit ajo e cila vendosi fituesin (93:89) sepse gjuajtja e lirë e Lekndreajt (93:90) dhe dyshja e Shirkos (93:92) nuk mjaftuan.

Kështu, kampioni aktual Golden Eagle Ylli mbetet lider i pamposhtur pas dy xhirove në Ligën Unike ndërsa Peja regjistroi humbjen e parë.

 

Komentet janë të mbyllura.