Basketboll

NË THERANDË HAPET XHIRO E 12-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 12-të e ArtMotion Superligës fillon sonte në Therandë.

Kampioni aktual, Ylli e pret në ”13 Qershori” skuadrën e rikthyer sivjet në elitë, Dritën.

Therandasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse gjilanasit kanë 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Kjo përballje fillon sonte nga ora 17:00 dhe transmetohet në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.