Basketboll

NEW BASKETI FITON DERBIN DRAMATIK NDAJ VUSHTRRISË

Prishtinë(AsistiOnline) – New Basketi e ka fituar duelin më interesant të xhiros 8 në Ligën e parë ndaj ekipit të Vushtrrisë.

Prizrenasit kanë festuar ndaj vendasve nga Vushtrria me shifrat e ngushta dhe përfundimtare 60-64.

Amerikani, Jordan Robinson shkëlqeu te ekipi prizrenas sonte me double-double(29pk, 16krc), derisa u ndihmua edhe nga Hajriz Hazeri me 14 pikë e Egzon Kuqi me 12 sosh.

Te Vushtrria që pësoi sonte, nuk mjaftuan Erhan Sholla me 20 pikë e Albion Imeri me 13 sosh.

Pas 8 xhirove të zhvilluara, New Basketi gjendet i 7-ti me 11 pikë, 3 fitore e 5 humbje. Derisa, Vushtrria bie në pozitën e 3-të me 13 pikë, 5 fitore e 3 humbje.

Në xhiron e ardhshme, New Basketi e pret Istogun e Vushtrria i shkon MH Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.