Basketboll

VUSHTRRIA MBYLL STINORIN VJESHTOR ME FITORE DHE SI E DYTA

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Vushtrria e ka mbyllur stinorin vjeshtor të Ligës së parë me fitore.

Ekipi vushtrrias ka triumfuar si mysafir i MH Prishtinës me rezultatin final 83-88.

Shpat Syla ishte fenomenal në këtë fitore të vushtrriasve sonte me 24 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Erlind Uka me 16 pikë e 13 kërcime, Albion Imeri me 15 pikë e 11 kërcime dhe Paraart Zeqiri me 11 pikë.

Te MH Prishtina ishin të pamjaftueshëm për fitore, Eliot Peci me 28 pikë, Arbnor Haliti me 24 e Genc Zeqiri me 20 sosh.

Vushtrria mbyll stinorin vjeshtor si e dyta me 15 pikë, 6 fitore e 3 humbje. Derisa, MH Prishtina e mbyll si e 9-ta me 10 pikë, 2 fitore e 6 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.