Basketboll

NË VIKEND FILLON STINORI PRANVEROR NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Të dielën do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Femrave.

Prishtina, që është e vetmja skuadër pa humbje në elitën e femrave do të ndeshet me Kastriotin, që është e vetmja skuadër pa fitore në elitë, me dhjetë humbje në dhjetë ndeshje.

Kampionia e Kosovës, Penza do të sfidohet nga Trepça. Skuadra pejane ka tetë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicaset kanë tri fitore dhe shtatë humbje. Vashat pejane shihen favorite në këtë përballje.

Bashkimi, që ka gjashtë fitore dhe katër humbje do të ndeshet me Vëllaznimin, ku skuadra kuqezi ka tri fitore dhe shtatë humbje. Prizrenaset kanë bërë disa përforcime dhe kanë ambicie të mëdha për këtë edicion.

Java 11

E diel

13:00 Trepça – Penza

13:00 Vëllaznimi – Bashkimi

14:00 Prishtina – Kastrioti

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.