Basketboll

5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 9 E LIGËS UNIKE, INDEKSA TË LARTË MESATAR!

KJO 5-SHE DHE MVP-JA ME INDEKSA SHUMË...

1. M.BUTLER (VLLA), 2. H.SHIRKO (YLL), 3. C.FELLS (PZ16), 4. S.MAXWELL (PEJ), 5. E.HYSENAGOLLI (TIR).

1. Plejmejkeri i xhiros 9 në Ligën Unike shpallet amerikani i Vllaznisë, Matthew Butler i cili ishte fantastik në triumfin e dytë të shkodranëve në Unike që mposhtën Kamzën, Butler ishte fantatik dhe afër shifrave magjike duke realizuar 22 pikë, por shtuar edhe 8 kërcime, 8 asiste dhe plotë 5 vjedhje topash. Butler ishte i saktë 100% nga gjuajtjet e lira (4/4), kishte 4 treshe nga 10 tentime dhe shtoi 3 dyshe nga 4 tentime e me këtë indeks fenomenal prej +35 ai shpallet pa mëdyshje plejmejkeri i xhiros.

2. Fundori i javës këtë javë shpallet Henrik Shirko pozitë e cila nuk është natyrale për të, por e kemi vendosur shkaku i konkurencës së madhe për 5she të javës e Shirko nuk kishte si të mungonte ngase ishte vendimtar në rikthimin e madh të Yllit ndaj ish-ekipit, Pejës ku kontriboi me 24 pikë, prej të cilave i realizoi 4 treshe nga 8 tentime, ishte i saktë 100% nga gjuajtjet e lira (4/4) dhe shtoi 4 dyshe nga 9 tentime, Shirko në këtë duel kontriboi edhe me 11 kërcime, 4 asiste, 3 vjedhje topash e 1 bllokadë e kjo performancë i dha atij indeksin e lartë prej +32.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 9-të në Ligën Unike, këtë javë e kemi individin më të mirë të huaj në Kosovë sivjet, Courtney Fellsin e Prizrenit 16. Fells ishte vendimtar në edhe një fitore të prizrenasve, kësaj rradhe ndaj Tiranës me 33 pikë, 9 kërcime, 5 asiste e 1 vjedhje topi. Ai realizoi plotë 8 treshe nga 13 tentime, 3 dyshe nga 6 tentime dhe ishte 100% i saktë nga gjuajtjet e lira (3/3). Kjo bëri që super-ylli i Prizrenit 16 të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin e ‘peshave të rënda’ +36.

4. Në pozitën e alo-qendrës për të dytën herë me rradhë na vije, Stephen Maxwelli i Pejës edhe pse skuadra e tij u mposht dramatikisht nga Ylli, Maxwell e meritoi këtë pozitë sepse deri në momentin që ai ishte në lojë, Peja ishte në avantazh e me daljen e tij si pasojë e lëndimit, Peja e humbi epërsinë dhe komplet ndeshjen. Maxwell shënoi plotë 32 pikë, prej tyre nuk diti të huqë fare nga gjuajtjet e lira (10/10), por edhe nga dyshet ishte afër saktësisë 100% me 11 realizime nga 13 tentime, Maxwell kishte edhe 6 kërcime, 1 asist e 1 vjedhje topi. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin e lartë +35, prej më të lartëve këtë xhiro.

5. Në pozitën e qendrës, për këtë xhiro e dyta e stinorit pranveror të Unikes na vije qendra vendore e Tiranës, Endrit Hysenagolli i cili ishte dominant në trapez në duelin ndaj Prizrenit 16 që Tirana e humbi në çerekun e fundit. Hysenagolloi realizoi double-double monstruoz me 34 pikë e 18 kërcime, por kishte edhe 1 asist. Hysenagolli realizoi 14 dyshe nga 21 tentime, por kishte edhe 6 gjuajtje të lira nga 9 tentime, për çka mori notën astronomike plus 40, më të lartën për kte javë.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 9 TË LIGËS UNIKE
ENDRIT HYSENAGOLLI (TIRANA)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 9-të në Unike pa edhe as dyshimin më të vogël i takon yllit të Tiranës, Endrit Hysenagolli i cili ishte fantastik ndaj Prizrenit 16 edhe pse ekipi i tij u mposht në minutat e fundit.

Me double-double të jashtëzakonshëm prej plotë 34 pikëve (14 dyshe nga 21 tentime dhe 6 gjuajtje të lira nga 9 tentime), por duke shtuar edhe plotë 18 kërcime e 1 asist dhe me indeksin fe-no-me-nal prej plus 41, ai normalisht që shpallet MVP në kte xhiro në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.