Basketboll

NESËR SFIDA E RËNDËSISHME E KOSOVËS NDAJ NORVEGJISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e nesërme pritet të jetë me rëndësi të madhe për Përfaqësuesen A të Kosovës që ndeshet me Norvegjinë në kuadër të para-kualifikimeve për Eurobasket 2025.

Dardanët do të përballen me norvegjezët në sfidën e cila nisë të dielën nga ora 19:00 dhe luhet në palestrën e nxehtë ”Minatori” të Mitrovicës.

Sfidën e parë e kanë fituar norvegjezët 86:77, ndërkohë Dardanët shënuan fitore ndaj Danimarkës 78:73, derisa të trija ekipet kanë nga 3 fitore në grup.

Vlen të ceket se vendi i parë kualifikohet në rrethin e dytë parakualifikues, si dhe një skuadër shkon tutje nga më të mirat në tri grupet. Në këto përballje gjithashtu është i rëndësishëm kosdallimi dhe takimet direkte, andaj basketbollistët e Kosovës janë të motivuar për tu kualifikuar në rrethin e ardhshëm.

Sfidën e nesërme mes Kosovës dhe Norvegjisë do të mund ta ndiqni direkt në Platformën ArtMotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.