Basketboll

5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 11 E LIGËS UNIKE

5SHE INTERESANTE DHE MVP I FUQISHËM...

1. D.Davis (PZ16), 2.D.Berisha (PEJ), 3.E.Kastrati (GEY), 4.D.Lekndreaj(PEJ), 5.U.Zenelaj (PZ16).

1. Plejmejkeri i xhiros 11 në Ligën Unike, shpallet transferi i ri i Prizrenit 16 Darrell Davis i cili ishte fantastik që në debutim me bardhezinjët, duke qenë afër dyshifrorit të dyfishtë në fitoren e tyre ndaj Vllaznisë dhe duke realizuar 22 pikë, 9 kërcime, 4 asiste, por shtuar edhe 4 vjedhje topash. Davis kishte 2 treshe nga 5 tentime, 5 dyshe nga 7 tentime dhe nga gjuajtjet e lira realizoi 6 nga 7 tentimet e me indeks prej +30, shpallet dukshëm plejmejkeri i xhiros në Unike.

2. Fundori i javës te Unikja këtë javë shpallet, Dardan Berisha i cili në mungesë të lojatrëve të huaj (përveç Fellsit të porsaardhur) e barti mbi supe të veta Pejën drejt fitores ndaj Tiranës. Dardani pushoi vetëm 9 sekonda gjatë tërë lojës dhe në këtë triumf të rëndësishëm ishte më i miri  me 30 pikë, prej tyre pesë trepikësha duke shtuar edhe 4 kërcime, 5 asistime, 2 topa të vjedhur dhe 1 bllokadë bërë gjigantit Hysenagolli. Për këtë performancë Dardani u vlerësua me indeksin  +26, më të lartin për një fundor në xhiron 11.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 11-të në Ligën Unike, këtë javë rikthehet ylli vendor i Yllit, Erjon Kastrati. Erjoni pa mëdyshje ishte individi më i dalluar në fitoren e madhe të Yllit ndaj Rahovecit 91-80 në derbin e xhiros në Unike me 28 pikë, 7 asiste, 5 kërcime, 4 vjedhje topash e 2 bllokada. Erjoni pikët i realizoi nga treshet ku nga 7 tentime qëlloi 5 herë, shënoi 6 dyshe nga 7 tentime dhe kishte 1 gjuajtje të lirë nga 1 tentime. Kjo bëri që basketbollisti i therandasve të jetë larg aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin e fuqishëm prej +40.

4. Në pozitën e alo-qendrës kësaj rradhe e kemi luiftarakun shkodran të Pejës, Daniel Lekndreaj që ishte një prej më të mirëve në fitoren e Pejës ndaj Tiranës me double-double, 14 pikë e 11 kërcime, por që shtoi edhe 3 asiste, plotë 6 vjedhje topash e 1 bllokadë. Te pikët, Lekndreaj ishte kishte 6 dyshe nga 10 tentime dhe 2 realizime nga 4 tentime te gjuajtjet e lira. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin e lartë +26 prej më të lartëve këtë xhiro.

5. Në pozitën e qendrës, rikthehet gjiganti i Prizrenit 16, Urim Zenelaj i cili realizoi double-double të zakonshëm me 11 pikë e 12 kërcime, por kish3 asiste e 1 bllokadë në fitoren e lehtë të prizrenasve ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Urimi ishite 100% i saktë nga dyshet me 5 realizime nga 5 tentime dhe kishte 1 gjuajtje të lira nga 2 tentime, për çka mori notën më të lartë nga qendrat plus 23.

______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 11 TË LIGËS UNIKE

ERJON KASTRATI (GOLDEN EAGLE YLLI)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 11-të në Unike pa asnjë mëdyshje të vetme i takon yllit të Yllit dhe reprezentuesit të Kosovës, Erjon Kastrati.

Me plotë 28 pikë (5 treshe nga 7 tentime, 6 dyshe nga 7 tentime dhe 1 gjuajtje të lirë nga 1 tentim), por duke shtuar edhe plotë 5 kërcime, 7 asiste, por edhe plotë 4 vjedhje topi dhe 2 bllokada e me indeksin fe-no-me-nal prej plus 40, Erjoni shpallet MVP në kte xhiro në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.