Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
PRISHTINA E RE FINALISTI I PARË I LIGËS SË PARË – AsistiOnline
Basketboll

PRISHTINA E RE FINALISTI I PARË I LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e Re është skuadra e parë finaliste e Ligës së parë në basketbollin e Kosovës.

Ekipi kryeqytetas e ka fituar edhe duelin e dytë ndaj New Basketit nga Prizreni me shifrat 91-97.

Rrjedha e ndeshjes sot ishte tepër e ngushtë me Prishtinën e Re që e fitoi ngushtë çerekun e parë 18-19, derisa perioda e dytë i takoi New Basketit 32-23 e pjesa e parë u mbyll 50-42 në favorin e ekipit nga Prizreni.

Në pjesën e dytë, mysafirët nga kryeqyteti treguan lojë fantastike duke i fituar të dy periudhat e fundit dhe që ishin vendimtare për fatin e kësaj gjysmëfinale (19-26, 22-29) dhe në fund e fitoi këtë sfidë tepër të vlefshme.

Katër individë realizuan pikë dyshifrore te Prishtina e Re sot, Don Polloshka kishte 25 pikë e 7 asiste, Mërgim Jakupi  realizoi 23 pikë, Dion Haxhosaj realizoi double-double monstruoz me 21 pikë e 26 kërcime, derisa Arbër Sinani kishte 12 pikë.

Te New Basketi nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Jordan Robinson me 27 pikë, Hajriz Hazeri me 18 pikë, Visar Ejupi 13 e Idoll Pallushi me 10 sosh.

Me këtë fitore dhe 2-0 (72-71. 91-97) në seri të përgjithshme, Prishtina e Re e mposhti New Basketin dhe kaloi në finale të Ligës së parë atje ku e pret fituesin e duelit, Vëllaznimi – Vushtrria.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.