MESNATA E SOTME SJELL DUELET E ”PLAY IN”-IT NË NBA, KËTO JANË SKUADRAT E KUALIFIKUARA NË ”PLAY OFF”
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori i rregullt në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA ka përfunduar dje.
Kështuqë 12 skuadra tashmë e kanë siguruar nga një vend në Play Off, gjersa katër ekipe të tjera këtë sistem do e kërkojnë përmes ”Play In”-it.
Në Konferencën e Perëndimit, Phoenix Suns e kanë mbyllur në vendin e parë me bilanc 64-18, derisa Memphis Grizzlies është ekipi i dytë me 56 fitore e 26 disfata.
Play Off-in e kanë siguruar edhe Golden State Warriors, Dallas Mavericks, Utah Jazz e Denver Nuggets, derisa në Play In kanë mbetur Minnesota Timberwolves, Los Angeles Clippers, New Orleans Pelicans e San Antonio Spurs.
Në Konferencën e Lindjes në pozitën e parë ka përfunduar Miami Heat me bilanc prej 53 fitoreve e 29 disfatave, derisa ekipi i dytë është Boston Celtics.
Një vend në Play Off e kanë zënë edhe Milwaukee Bucks, Philadelphia 76ers, Toronto Raptors e Chicago Bulls, derisa për dy vende të tjera në Play In luftojnë Cleveland Cavaliers, Brooklyn Nets, Atlanta Hawks e Charlotte Hornets.
”Play In” do të luhet sot gjatë mesnatës e deri më 15 prill, ku do të ndeshen, Brooklyn Nets – Cleveland Cavaliers dhe Minnesota Timberwolves – Los Angeles Clippers.
Duelet e ”Play Off”-it luhet nga 15 prilli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.