Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
(VIDEO – LAJM) ASISTI 496: PSE E MPOSHTI YLLI TREPÇËN NË FINALEN E PARË? – AsistiOnline
Basketboll

(VIDEO – LAJM) ASISTI 496: PSE E MPOSHTI YLLI TREPÇËN NË FINALEN E PARË?

SHPJEGON RUBRIKA E RIKTHYER DHE ANALIZA “DINO N’ASIST”

ASISTI 496 sjell analizën e gjysmëfinales së katërt dhe vendimtare ndërmjet Pejës dhe Trepçës. Për shkak të kufizimit të shikuesve për ndeshjen e katërt si pasoj e dënimit për incidentin në ndeshjen e tretë, tifozët mitrovicas nuk udhëtuan në Karagaq por ata megjithatë u tubuan për ta përcjell ndeshjen. Si u organizua transmetimi në palestrën Minatori dhe si u festua pas fitores në Mitrovicë?

ASISTI 496 rikthen rubrikën speciale të analizave, Dino n’ASIST me Andin Rashicën i cili tregon pse Sigal Prishtina dhe Peja u eliminuan?

Ndërkohë , pjesa qendrore e ASISTIT 496 vjen me video përmbledhjen e detajuar dhe analizën në studio të finales së parë super-dramatike ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës e cila prezanton shumë histori, shumë statistika dhe detaje interesante lidhur me përballjen e dy skuadrave më të mira sivjet që po luftojnë për titullin e kampionit: therandasit për ta mbrojtur titullin historik të fituar vjet kurse mitrovicasit që sivjet kremtojnë 50 vjetorin e themelimit të klubit po synojnë t’i japin fund pritjes 10 vjeçare për titull kampioni duke e kthyer në Minatori dhe eventualisht ta rrumbullakojnë numrin e trofeve të kampionëve të Kosovës në 5.

Pas video përmbledhjes së detajuar Dino n’ASIST shpalos analizat e përparësive dhe mangësive të lojës së dyja skuadrave në kte ndeshje të “trentë”.

Gjithashtu, gjatë kësaj bisede do të mësojmë se   kurse krejt në fund shpalos lidhjen e tij me DOOKE. Çka është DOOKE? Krejt në fund të bisedës tonë, Andin në rrjetet tuja sociale e kemi pasfarë bënë? Pse do të ju duhet klubeve, trajnerëve dhe lojtarëve , të gjitha sporteve jo vetëm basketbollistave, këtë na e tregon Andin Rashica.

Krejt në fund të VIDEOS 3 do të shohim se cila ishte Pesëshja dhe MVP i kësaj jave

Rrugëtimin nëpër parketet ndërkombëtare ku gjithashtu kanë filluar finalet, do ta fillojmë me Edon Maxhunin. Den Bosch herres dhe Edoni kanë nisur betejat finale për titullin kampion në kampionatin holandez kundër skuadrës Leiden

Ndërkohë lajmet ndërkombëtare i vazhdojmë me gjysmëfinalet e ABA Leagues dhe Final Fourin e Euroleagues ku pas njërës prej finaleve më dramatike në histori, kampioni i ri mbeti ai i vjetri: Anadolu Efesi.

NBA këtë javë fillon në Kosovë. Para se të kalojmë përtej Oqeanit Atlantik për garat e seniorëve të NBA fillimisht do të mësojmë se s’i u përmbyll programi i NBA për fëmijët në Kosovë. Me 21 Shkurt, mysafirë i ASISTIT ishte ish-NBA Lojtari i Boston Celtics, Milwaukee Bucks dhe Cleveland Cavaliers, Jiri Welsch i cili promovoi fillimin e programit NBA Jr.Kosova, ligën e parë të basketbollit Junior NBA në Kosovë për djem dhe vajza të moshave 11-14 vjeçe. Pas garave tri mujore të 30 shkollave të basketbollit në mbarë Kosovën, sipas modelit të NBA, të shtunën në palestrën e shkollës Don Bosko në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet finale dhe u mësua kampioni. Nga NBA Jr Kosova, këtë javë ASISTI 496 ju dërgon përtej Oqeanit Atlantik ku yjet e NBA tashmë po ndeshjen në finalet e konferencave: Miami Heat – Boston Celtics në Lindje dhe Dallas Maveriks – Golden State Warriors në Perëndim.

Krejt në fund,  ASISTI 496 sjell TOP 10 aksionet fenomenale të javës së kaluar. Shikim të këndshëm, kënaquni me bukuri basketbollistike fantastike dhe natyrisht, deri në ASIST-in 497: ZEMRAT TUAJA LE T’I NGROH DASHURIA E VËRTET PËR BASKETBOLL.

 

 

Komentet janë të mbyllura.