Basketboll

DONCIQ TREGON NËSE DO TË PARAQITET ME SLLOVENINË NË EUROBASKET

Prishtinë(AsistiOnline) – Luka Donçiq e mbylli stinorin me Dallasin në NBA dhe pas kësaj u prononcua për mediat.

23 vjeçari, tregoi nëse do të jetë pjesë e Sllovenisë në Eurobasket i cili mbahet sivjet.

Nëse nuk lëndohem, do të luaj për ekipin kombëtar”, nënvizoi ai në intervistën e përfundimit të sezonit 2021-22 me Dallas Mavericks.

Donçiq, planifikon të fillojë stërvitjet me kombëtaren sllovene më 15 qershor. Prej aty, së pari synon të luajë dhe të ndihmojë Slloveninë në kualifikimet evropiane të Kupës së Botës FWC ​2023.

Pas një periudhe të shkurtër pushimi, Donçiq do të rikthehet në aksion tjetër, pasi Sllovenia e zhvendos fokusin në EuroBasket 2022.

Si pjesë e Grupit B, sllovenët do të ndeshen me Lituaninë, Hungarinë, Bosnje-Hercegovinën, Gjermaninë dhe Francën në Këln nga 1-7 shtator. Katër ekipet më të mira kombëtare do të kalojnë në fazën eliminatore, e cila sivjet do të mbahet në Berlin në datat 10-18 shtator.

Duke eliminuar Utah Jazz në gjashtë ndeshje dhe Phoenix Suns në shtatë ndeshje, Mavericks sivjet arritën në finaleb e Konferencës Perëndimore, por u mposhtën në ndeshjen e 5-të të serisë nga Golden State Warriors.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.