Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE: PRISHTINA TRANSFERON VALMIR KAKRUKIN NGA RABOTNIQKI

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Valmir Kakruki pritet të prezantohet shpejtë si lojtar i ri i ekipit më të trofeshëm kosovar, Sigal Prishtina.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se prishtinasit e kanë kompletuar transferin e basketbollistit shqiptar nga Shkupi dhe shpejtë mund ta zyrtarizojnë në radhët e veta.

Kakruki është 22 vjeçar dhe te Prishtina vije pas performancës me njërën prej skuadrave më të trofeshme maqedonase, Rabotniqki tek të cilët në 32 ndeshje luajti me mesatare prej 10.2 pikëve e 5.8 kërcimeve për ndeshje, shkruan AsistiOnline.com

Aloja 202 centimetërshe paraqitet edhe për Kombëtaren e Maqedonisë, madje ishte pjesë e tyre edhe në grumbullimin e fundit para pak ditëve.

Prishtina këtë edicion do të udhëhiqet nga trajneri i famshëm turk, Ekrem Memnun, por që deri tani përpos tij nuk ka zyrtarizuar ndonjë ardhje të re e AsistiOnline.com ka mësuar se bardhekaltërit po punojnë në heshtje për kompletimin e rosterit.

AsistiOnline.com raportoi javë më parë se Prishtina i ka vazhduar kontratat e dy vëllezërve nga Shkupi, Lejson e Jetmir Zeqiri.

/AsistiOnline.com/

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/06/22/ekskluzive-jetmir-lejson-zeqiri-vazhdojne-me-prishtinen/

 

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds