Basketboll

Vëllaznimi prezanton plejmejkerin e huaj për skuadrën

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka prezantuar sot transferin e parë të huaj.

Gjakovarët kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me amerikanin, Jalen Ray, transmeton AsistiOnline

Ray te Vëllaznimi pritet të vije nga elita e Britanisë së Madhe atje ku u paraqit për Surrey Scorchers me mesatare prej 10.9 pikëve, 2.8 asiste e 2.8 kërcime.

Tek Surrey, Ray ishte bashkëlojtar me ish-lojtarin e Sigal Prishtinës, Andrew Lawrence.

Për 24 vjeçarin nga Hamptoni i SHBA-ve, Vëllaznimi do të jetë eksperienca e dytë në Evropë dhe me të, gjakovarët kompletojnë përbërjen e plejmejkerëve për fillimin e sezonit 2023/2024. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.