Basketboll

Ekskluzive: Dardan Kapiti pritet të prezantohet sot te Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësuses së Kosovës A, Dardan Kapiti këtë edicion pritet të rikthehet në basketbollin tonë.

Kapiti pritet të transferohet te Trepça për këtë stinor që po afrohet, derisa burime të AsistiOnline.com kanë treguar se ai sot pritet të prezantohet nga klubi mitrovicas.

23 vjeçari, në katër edicionet e fundit ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimisht për tri sezone me kolegjin e Florida Atlantic University Athletics në NCAA1, derisa në stinorin e fundit ka ndërruar ambient, për tu paraqitur me Eastern Kentucky University, poashtu në NCAA1.

Në 34 ndeshje me Kentucky University, Kapiti luajti me mesatare prej 4.5 pikëve e 2.4 kërcime për ndeshje.

Qendra 205 centimetërshe së fundmi u paraqit me Përfaqësuesen e Kosovës A në parakualifikimet për Eurobasket 2025. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.