Basketboll

Vazhdon eksodi i largimeve te Prizreni, lirohet edhe një i huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Prizrenit që bën gara në Superligë te meshkujt, s’po bëhet rehat kurrsesi me lojtarët e huaj.

Skuadra e drejtuar nga trajneri turk, Tuncaj Bostanci, ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin e rradhës, kësaj here me lojtarin tjetër të huaj Jeremy Ireland, transmeton AsistiOnline.com

Dje, Prizreni njoftoi për largimin edhe të Ryan Hughes, derisa para pak ditësh ishte larguar edhe amerikani tjetër, Dazon Ingram.

Skuadra bardhezi shquhet për ndërrime të shpeshta të lojtarëve të huaj dhe vetëm pas xhiros së dytë, shkon në tre sosh ‘tradita’ e largimeve.

Te Prizreni momentalisht janë tre të huaj përfshirë Ivan Koljeviq, Isaiah Kelly e Desi Sills.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.