Prishtinë(AsistiOnline) – Lëvizjet me transfere në basketbollin e Kosovës sivjet herët, duket se kanë filluar edhe te femrat.
Në fakt, është ekipi i Bashkimit që ka nisur me riorganizim, duke përfunduar pozitivisht marrëveshjet me tri lojtare të huaja dhe poashtu është afër ujdisë me një trajner të njohur nga Kroacia, risi këto për të cilat AsistiOnline.com ka raportuar ekskluzivisht ditë më parë.
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/06/26/ekskluzive-kbf-bashkimi-kompleton-marreveshjet-me-keto-tri-lojtare-te-huaja/
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/07/18/super-ekskluzive-zeljko-ciglar-po-rikthehet-ne-kosove/
Mediumi ynë ka mësuar poashtu se drejtuesit e ekipit portokallinjë janë pranë finalizimit të marrëveshjeve edhe me pesë basketbolliste vendore, Arbnore Përçukun, Marigona Rushitin dhe Diedona Halitajn, gjersa do e vazhdojnë bashkëpunimin me Sara Vraniqin dhe Aulona Muhadrin.
Bashkimi edhe sivjet pritet të jetë prej skuadrave kryesore që do e thonë fjalën kryesore në basketbollin femëror.
/AsistiOnline.com/