EKSKLUZIVE: KY ËSHTË SHKUPJANI I RADHËS QË PRITET TË TRANSFEROHET TE PRISHTINA
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas kompletimit të shtabit teknik, skuadra më e trofeshme kosovare Sigal Prishtina shpejtë pritet ta prezantojë edhe rosterin me lojtarët.
Bardhekaltërt pritet që sivjet të hyjnë fuqishëm në garë për trofe e kjo ka bërë që të mendojnë për përforcimin e ekipit, sa më shumë që është e mundur.
AsistiOnline.com ka kuptuar ekskluzivisht se drejtuesit e Prishtinës janë afër marrëveshjes me basketbollistin e ri nga Shkupi, Rezart Mehmedi.
19 vjeçari, është i gjatë 192 centimetra dhe luan në pozitën e alosë (3).
Mehmedi në Prishtinë pritet të zbarkojë nga skuadra italiane, Aurora Jesi tek të cilët zhvilloi 4 sezone (2018-22), gjersa ka qenë pjesë e gjeneratave të reja të Maqedonisë (U16, U18).
Deri tani, Prishtina i ka zyrtarizuar dy ardhje të reja në shtabin teknik, kryetrajner Ekrem Memnunin dhe ndihmës-trajner Murat Bilge. E nga lojtarët nuk ka prezantuar asgjë, përveç atyre që AsistiOnline.com i ka raportuar ekskluzivisht te Prishtina në roster, si vazhdimi i kontratave me Jetmir & Lejson Zeqirin dhe Muhamedali Janjevën e transferin e Valmir Kakrukit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.