Basketboll

FILLIM ME HUMBJE PËR KOSOVËN U18 (M) NË EVROPIAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt e ka nisur me disfatë, Kampionatin Evropian – Divizioni B që filloi sot në Ploiesti të Rumanisë.

Kosova në duelin e parë pësoi nga Gjeorgjia me shifrat e përgjithshme 60-87.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte pak më e ngushtë me Kosovën që fitoi çerekun e parë 20-18, derisa në të dytin dominoi Gjerogjia (11-22) dhe kjo e fundit mbylli pjesën e parë në avantazh 31-40.

Dallimi kryesor u bë në pjesën e dytë me dy periodat që i takuan ekipit gjeorgjian, sidomos ajo e fundit (14-19, 15-28) dhe kështu ndeshja u mbyll në favorin e Gjeorgjisë.

Bardh Istrefi me 20 pikë e Norik Binqe me 10 sosh, ishin dy lojtarët që realizuan pikë te Kosova sot.

Derisa te Gjeogjia në fitore u dalluan, Giorgi Sulaberidze me 21 pikë e Giorgi Ochkhikidze me 14 sosh.

Duelin e dytë në këtë Evropian, Kosova e luan nesër ndaj Bullgarisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.