Basketboll

PALOKAJ SI JANJEVA, NDËRRON MENDJE DHE PRITET TË MBETET TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Jan Palokaj edhe pse ishte afër transferimit te Golden Eagle Ylli, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Basketbollisti i lindur dhe rritur në Kroaci, por me prejardhje nga Kosova me shumë gjasa do të mbetet lojtar i Sigal Prishtinës atje ku luajti edhe në stinorin e fundit.

Edhe pse ishte afër kalimit te kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli, megjithatë Palokaj duket se nuk ka mundur t’ia kthejë shpinën ekipit të Prishtinës.

Palokaj te bardhekaltërit luajti me mesatare prej 10.8 pikëve, 4.2 asisteve 4.2 kërcime për ndeshje.

Të kujtojmë se Jani është i gjatë 1.98 centimetra dhe luan në pozitat 2-3, derisa para ardhjes te Prishtina, ishte paraqitur me klubin e madh kroat, Zara.

Në dy sezonet e kaluara te Zara, i riu nga Zagrebi kishte fituar tre trofe. 

ASISTI vazhdimisht ka raportuar në lidhje me paraqitjet e Palokajt sa ishte pjesë e Zarës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.