Basketboll

EKSKLUZIVE: BASHKIMI PRITET TË GODAS ME FAHRO ALIHOXHIQ

Prishtinë(AsistiOnline) – Se sivjet do të jetë stinor i zjarrtë në elitën e basketbollit kosovar, po e dëshmojnë vazhdimisht klubet pjesëmarrëse të edicionit.

Struktura e re e Bashkimit duket se e ka marrë shumë seriozisht stinorin e sivjetm, pasiqë ka filluar herët me përgatitje dhe rrjedhimisht veçse ka kompletuar disa marrëveshje.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, boshnjaku Fahro Alihoxhiq pritet të jetë një prej transfereve të huaja te klubi më i vjetër kosovar, Bashkimi.

Fahro luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë plotë 208 centimetra e së fundmi ka luajtur për skuadrën nga liga e parë greke, Charliaos tek të cilët ishte prej lojtarëve kryesorë me 13.4 pikë e 7.8 kërcime për ndeshje.

Natyrisht që Alihoxhiq do të ishte ardhe e bujshme në Kosovë, pasiqë kualitetet e tij veçse dihen sa ishte te Prishtina gjatë sezonit 2019/20 ku u paraqit në tri gara (Superligë, Champions League dhe FIBA Europe Cup), ku kishte shkëlqyer me double-double mesatare prej 16 pikëve e 12 kërcimeve.

Përpos Kosovës dhe Greqisë (Promitheas, Panionios, Rethymno), Alihodzic në të kaluarën ka luajtur edhe në Kaposvari (Hungari), Leuven Bears (Belgjikë), Estudiantes dhe London Lions (Angli).

Bashkimi deri tani ka rinovuar kontratat me trajnerin, Darko Raduloviq dhe kapitenin, Qëndrim Biraj e ka zyrtarizuar si transfer Altin Morinën, por AsistiOnline.com ka raportuar ekskluzivisht se portokallinjët kanë transferuar edhe Fisnik Rugovën.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.