Basketboll

EKSKLUZIVE: ISH-SELEKTORI I KROACISË TE FEMRAT, TRAJNER I KBF BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse ishin afër marrëveshjes me Zheljko Ciglarin, marrëveshja në momentet finale nuk është arritur.

E tash duket se KBF Bashkimi përfundimisht e ka hequr dilemën për trajner, pasi ka angazhuar një kroat me shumë përvojë dhe sukses, sidomos në edicionin e fundit, shkruan AsistiOnline.com

Bëhet fjalë për Viktor Kovaq, i cili në vitin e fundit ka udhëhequr me ekipin e elitës kroate te femrat, KK Medvescak dhe mbyllën stinorin e rregullt në pozitën e dytë.

Nga viti 1983 deri në vitin 1997, Kovaq ka qenë trajner i ekipeve të meshkujve dhe femrave të Universitetit të Zagrebit, për të vijuar më pas në ekipe federative dhe kombëtare.

Kovaq, ka një karrierë të pasur si trajner duke drejtuar ekipe të shumta elitare në Kroaci madje me to luajti edhe në gara evropiane prestigjioze, pa harruar edhe ato të nivelit reprezentues si Kroacia U20 (F) gjatë vitit 1997, pastaj gjatë viteve 2004-2005 e drejtoi Kombëtaren kroate seniore te femrat në kualifikime për Eurobasket.

Dhe përvojën e fundit si trajner i Kroacisë, Kovaq e ka me ekipin kombëtar U16 te femrat në vitin 2008, ku i udhëhoqi këto të fundit në Divizionin B.

Kovac në basketbollin femëror kroat, shihet si një nga trajnerët më të respektuar.

Çmimet personale të tij:
2001 – Trajner i vitit nga shoqata e trajnerëve të basketbollit kroat
2005 – Trajneri i vitit nga shoqata e trajnerëve të basketbollit kroat
2005 – Ekipi i vitit nga federata sportive e Zagrebit
2005 – Çmimi i artë i jetës nga kryeqyteti kroat Zagreb për kontributin në basketbollin kroat.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.