Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Ekskluzive: Ivan Koljeviq përsëri në Kosovë, kjo është skuadra e re? – AsistiOnline
Basketboll

Ekskluzive: Ivan Koljeviq përsëri në Kosovë, kjo është skuadra e re?

Prishtinë(AsistiOnline) – Ivan Koljeviq ka gjasë ta përjetojë edhe klubin e katërt kosovar në karrierën e gjatë dhe me shumë klube.

Plejmejkeri malazez që ditë më parë u largua nga skuadra e Ponte Prizrenit, siç ka mësuar AsistiOnline.com me shumë gjasa do të jetë pjesë e Vëllaznimit nga sezoni pranveror.

Megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare, kjo mund të konfirmohet shpejtë edhe nga klubi gjakovar, që duket se po punon në heshtje ta përforcojë klubin pas largimit të Anthony Adger.

Koljeviq te Ponte Prizreni sivjet luajti me mesatare prej 14.1 pikëve, 7.2 asiste e 5.7 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.