Basketboll
Në foto, Joni së bashku me Mërgim Sinën

Vazhdojnë paraqitjet fenomenale të Jon Ismajlit në SHBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Jon Ismajli po vazhdon me paraqitje fantastike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djaloshi i ri kosovar që u transferua gjatë verës në ekipin e ekipin e Gill St. Bernard’s në New Jersey të SHBA-ve, po vazhdon me lojëra fantastike atje.

Në duelin e fundit të zhvilluar dje, Joni ishte individi më meritor në fitoren e ngushtë të Gill St.Bernard’s ndaj Dwight-Englewood me rezultat 51-54.

Joni në këtë duel realizoi 13 pikë, por shtoi edhe 8 kërcime, 7 asiste e 2 vjedhje topash.

17 vjeçari nga Prishtina, pothuajse vazhdimisht po e mban formën konstante sidomos me asiste e kërcime, duke qenë prej individëve më të dalluar në ekip.

Vlen të ceket se në vitet e fundit, ekipi i Gill St.Bernard’s po vlerësohet si një prej gjimnazeve më cilësore (TOP-10) në SHBA dhe transferimi i Jonit në këtë skuadër, ka qenë hap i madh në karrierë.

Skuadra e Jonit si kampione aktuale, aktualisht ka bilanc prej 4 fitoreve e vetëm 1 humbje.

Lexo edhe:

JON ISMAJLI TRANSFEROHET NË NJËRËN PREJ GJIMNAZEVE MË TË FORTA NË SHBA

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.