Basketboll

Karagaçi sot mirëpret derbin e xhiros mes Pejës e Trepçës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet derbi i xhiros 19 në elitën e basketbollit kosovar.

Në palestrën e zjarrtë ”Karagaç” takohen dy rivalët e moqëm, Peja dhe Trepça.

Verdhezinjët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse ‘xehtarët’ numërojnë nëntë fitore e nëntë humbje. Në dy takimet mes këtyre skuadrave fitore shënuan verdhezinjtë.

Kjo super-ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në (Art)Sport1 dhe Klan Kosova në të gjitha platformat televizive vendore etj.

Për çdo risi para e gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final, i gjeni në ueb-sajtin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit  – AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.