Basketboll

KB Rahoveci publikon çmimet e biletave për ndeshjet e Kupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga nesër e deri të dielën në palestrën moderne ”Mizahir Isma” të Rahovecit, organizohet Kupa e Kosovës në tri konkurenca.

Nën-organizimin e klubit të Rahovecit, në këtë eveniment do të garohet për Kupën e Superligës së meshkujve, atë të femrave dhe Kupën e Ligës së parë te meshkujt.

Organizatori i eventit tashmë ka publikuar edhe çmimet e biletave të cilat mund ti bleni në dyqanin zyrtar të KB Rahovecit, duke nisur nga dita e sotme.

Biletat e thjeshta (për tribuna) do të kushtojnë 3 euro e ato VIP (në parket) 10 euro.

Klubi poashtu ka njoftuar se KB Rahoveci do t’iu mbajë të informuar rreth biletave për ditët tjera. Çmimi mund të ndryshojë!

Njoftimin e plotë nga klubi, mund ta gjeni mëposhtë:

BILETAT – DITA 1 (Info Zyrtare)
Biletat do të jenë ditore.
Biletat ditore do të vlejnë për të gjitha ndeshjet e ditës.
Biletat do të shiten në Dyqanin Zyrtar KB Rahoveci Store nga sot (e martë), ora 14:00h.
Biletat VIP do të kenë ngjyrë të veçantë në secilën ditë të Final 8.
Në momentin e hyrjes në palestër, ju do t’i nënshtroheni kontrollit rigoroz.
BILETAT VJETORE të KB Rahovecit vlejnë gjatë gjithë eventit Final 8 dhe nuk keni nevojë të bleni bileta tjera.
Biletat për ndeshjen e dytë çerekfinale, Trepça vs Vëllaznimi, mund t’i gjeni edhe në Dyqanin Zyrtar të KB Trepçës në Mitrovicë.
Biletat e rregullta ditore: 3€
Biletat VIP ditore: 10€
Shënim: KB Rahoveci do t’iu mbajë të informuar rreth biletave për ditët tjera. Çmimi mund të ndryshojë!
n’Rahovec e kem konakun
#Final8 #KupaKosoves #Rahovec

 

Komentet janë të mbyllura.