KBF Bashkimi pa telashe në finale të Kupës së Kosovës për femra
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur finalen e madhe të Kupës së Kosovës për femra.
Vashat prizrenase kanë triumfuar në shtëpi ndaj Trepçës me rezultat të thellë 79-47.
Katër basketbolliste realizuan pikë dyshifrore te Bashkimi në këtë fitore, Khadija Brown Haywood (23), Sara Vraniqi (17), Aulona Muhadri (14) dhe Dasia Evans (10).
Në anën tjetër te Trepça, Keaunna Johnson kishte 15 pikë e 12 kërcime dhe kapitenia, Alma Muzliukaj që shtoi 13 pikë.
Në finale, Bashkimi takohet me fituesin e sfidës së sontme mes Prishtinës e Penzës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.