Basketboll

Bashkimi dhe Peja takohen sot në duelin e vlefshëm për Ligën Ballkanike

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet një duel mjaftë interesant i dy prej skuadrave më të vjetra në basketbollin e Kosovës.

Bashkimi dhe Peja takohen mes vete, por jo në gara vendore, por në sfidën e vlefshme për fazën grupore të Ligës Ballkanike.

Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 19:30 në Palestrën ”13 Qershori” në Therandë, ngase Palestra ”Sezai Surroi” në Prizren, është ende në renovim.

Në duelin e parë mes këtyre dy ekipeve sivjet në këtë garë, Peja e kishte mposhtur ngushtë Bashkimin në ”Karagaç” 76-72, derisa verdhezinjët veçse e kanë siguruar ”play off”-in e Bashkimi ka ende shumë punë para vetes, për ta arritur këtë synim.

Dueli fillon nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në You Tube e linkun e ndeshjes ju sjellim pak para fillimit, së bashku me pesëshet startuese.

Të rejat para dhe gjatë ndeshjes, rezultatin pas çdo çereku dhe raportin final të saj i gjeni si zakonisht në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit – AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.