Basketboll

(VIDEO LAJM) ASISTI 535: FINALJA E PESTË VENDIMTARE,  TREPÇA APO PEJA ?

Analiza dhe përmbledhja e finaleve 3 e 4  dhe parashkimi se kush do të bëhet kampion me mysafirë special nga dy Merakli t’Basketit: Dren Zatriqi, ish basketbollist dhe ish Drejtori i parë ekzekutiv i Ligës Unike dhe administratori i faqes Meraklit e Basketit, një kohë komentator i NBA në Artmotion, Besim Xhemajli.

SPEKTAKLI NË FINALET E SIVJETME MIDIS TREPÇËS DHE PEJËS – VENDIMI NË NDESHJEN E PESTË

ASISTI 535 sonte sjell analizën e detajuar, statistikat speciale dhe përmbledhjen e çasteve më interesante nga finalet 3 dhe 4 ndërmjet Trepçës dhe Pejës ku seria është baras (2:2).

Ambiente fantastike dhe spektakël në të dyja palestrat, në Minatori të enjten e kaluar dhe të dielën në Karagaç, atmosferë çfarë në ndeshjet e finaleve të kampionateve kombëtare rrallë shihen në rajon por dhe Evropë, përveç në Euroleague.

 

DY MERAKLI T’BASKETIT , ISH DREJTORI I LIGËS UNIKE DHE ADMINISTRATORI I GRUPIT ANALIZOJNË FINALET E SIVJETME DHE PARASHIKOJNË SE KUSH BËHET KAMPION

Sonte për të diskutuar lidhur me këtë seri finale në studio vijnë mysafirët shumë të dashur të cilët gjithmonë bëjnë analiza interesante dhe të dytë janë anëtarë të grupit më simpatik dhe aktiv për basketboll në vendin tonë, Meraklit e Basketit: Dren Zatriqi, ish basketbollist dhe ish Drejtori i parë ekzekutiv i Ligës Unike dhe administratori i faqes Meraklit e Basketit dhe një kohë komentator i NBA në Artmotion, Besim Xhemajli.

Dreni dhe Besimi analizojnë në përgjithësi edicionin e sivjetmë

  • A ishte ky një prej kampionateve më kualitative, dramatike dhe interesante në 15 vitet e fundit?
  • Kush befasoj dhe kush zhgënjeu sivjet?
  • Si e cilësojnë paraqitjen e Sigal Prishtinës e Golden Eagle Yllit?
  • Si i komentojnë dy ndeshjet e para finale kur Trepça startoi me fitore pas rikthimit dhe fitoren e thellë të Pejës në duelin e dytë final?
  • Sekreti i largimit të Gençoglut: pse u shkarkua trajnerit turk?
  • Si e komentojnë shpërthimin e lojtarëve vendor te Trepça: Tmushiqit, Kastratit dhe Hotit pas largimit të Gençoglut?
  • Si e komentojnë rilindjen e treshes vendore pejane Hajdari, Qallaku dhe Veseli me ardhjen e trajnerit Rami Haddar në krye?
  • Çka ndryshoi Haddar në krahasim me turkun Can Sevim?
  • Çka ishte vendimtare në ndeshjet 3 dhe 4 finale?

Finalja midis Trepçës dhe Pejës është vetëm e katërta në historinë 31 vjeçare të basketbollit të pavarur kosovar nga edicioni 1991/92.  Herën e parë u takuan para 30 viteve në finalen e edicionit 1992/93 dhe Trepça e fitoi finalen e parë kurse një vit më vonë, në edicionin 1993/94 këto dy skuadra përsëri u ndeshën në finale dhe kësaj here Peja ishte ajo që triumfoi duke u shpall kampione e vitit 1994. Herën e fundit që u ndeshën për titull këto dy skuadra ishte në edicionin e parë të pasluftës , 1999/2000 dhe asokohe pati triumfuar Trepça. Finalja e sivjetme midis Trepçës e Pejës është e para pas plot 23 vjetëve dhe mysafirët sonte në ASISTIN 535 i japin parashikimet e tyre. Çka thonë Dreni dhe Besimi

  • A do të vendos përparësi e fushës vendase në finalen 5 vemdimtare apo Peja do ta thyej këtë seri të fitoreve të vendasve?
  • Kush do ta fitoj titullin e parë pas më shumë se një dekade: Trepça apo Peja?

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 535 ku Dreni dhe Besimi flasin dhe komentojnë

 

NBA NË ASIST: FILLOJNË SERITË FINALE TË PLAY OFFIT

Në kuadër të NBA në ASIST, fluturojmë përtej Oqeanit Atlantik ku kanë përfunduar seritë gjysmëfinale fenomenale e dramatike dhe janë caktuar finalistët e konferencave. Këto i sjellim në një përmbledhje speciale në kuadër të bllokut NBA në ASIST.

 

ANALIZA NBA NË ASIST: DRENI E BESIMI FLASIN PËR EDICIONIN E SIVJETMË DHE PARASHIKOJNË FINALEN E MADHE

Dreni dhe Besimi flasin dhe komentojnë edhe Play Offin e NBA ku secili prej tyre skuadra që kanë ngjyra identike me ato të skuadrave të tyre në Kosovë: Dreni për Lakersa dhe Besimi për Bostonin.

  • Si e vlerësojnë edicionin e sivjetmë dhe cila ishin befasitë dhe zhgënjimet në Lindje dhe Perëndim?
  • Si i panë seritë gjysmëfinale në Lindje dhe Perëndim?
  • Si e parashikojnë serinë finale të Lindjes e Perëndimit dy Merakli t’Basketit dhe kush do të kalojë në finalen e madhe të NBA 2023?

 

AJKA NË FUND: TOP AKSIONET FENOMENALE NGA FINALET VENDIMTARE NË ASIST

Në përmbyllje, ASISTI ju sjell TOP aksionet nga dy ndeshjet fenomenale finale të Play Offit të Prince Cafe Superligës ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Adhurues të basketbollit, kënaquni me bukurit fantastike basketbollistike në ASIST dhe mos harroni për më shumë lajme ekskluzive gjatë javës vizitoni portalin numër 1 në shqiptari për basketboll: AsistiOnline .

Deri të hënën e ardhshme, zemrat tuaja le t’i ngroh dashuria për basketboll

Komentet janë të mbyllura.