Mali i Zi dhe Letonia startojnë me fitore të lehta në Botëror
Prishtinë(AsistiOnline) – Fitore të lehta për Malin e Zi dhe Letoninë në hapje të Kampionatit Botëror.
Skuadra fqinje e Kosovës, Mali i Zi fitoi ndaj Meksikës me rezultatin e thellë 79-91, ku ra në sy paraqitja e super-yllit të ekipit, Nikola Vucevic i cili realizoi double-double prej 27 pikëve e 10 kërcimeve.
Fitore edhe më të thellë arriti Letonia që triumfoi ndaj Libanit me epilogun final 109-70.
Dairis Bertans me 20 pikë e Rolands Smits me 17 sosh, u dalluan në këtë fitore të letonezëve.
Ky Botëror po mbahet në tri shtete: Japoni, Filipine dhe Indonezi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.