Basketboll

Ylli nënshkruan me të huajin e parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka prezantuar sot transferin e parë të huaj.

Therandasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me fundorin amerikan, Jalen Nesbitt.

Lojtari në fjalë është i gjatë 198 centimetra dhe luan në pozitat 2/3.

Në edicionin e fundit, ai ka luajtur në Ligën e dytë të Spanjës tek skuadra e Castellos me 8.5 pikë e 5 kërcime në 28 ndeshje.

Në të kaluarën, Nesbitt ka luajtur edhe në Danimarkë me Naestved, Sllovaki me Iskra Svit dhe në dy ekipe tjera spanjolle (Almansa e Villarobledo).

Në SHBA, 30 vjeçari ka luajtur për kolegjin nga NCAA1 ”North Florida Ospreys”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.