Basketboll

Vëllaznimi reagon me komunikatë zyrtare, pas problemeve në ekip

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Vëllaznimit ka dalë me komunikatë zyrtare pas zhvillimeve të fundit në ekip.

Gjatë ditës u raportua për një rrahje mes dy lojtarëve të ekipit, derisa klubi ka reaguar dhe njoftuar se klubi ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregulloreve ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë.

Tutje në njoftim thuhet se kubi është i vendosur të luftojë rastet e tilla të cilat duhet të qëndrojnë larg nga sporti.

Përderisa gjakovarët sot zhvillojnë duelin çerekfinal të Superkupës, klubi kuqezi ka bërë me dije se është i fokusuar vetë në ndeshje dhe do të hyjë me motiv të lartë ndaj Golden Eagle Yllit. /AsistiOnline.com/

KOMUNIKATË

KB Vëllaznimi njofton tifozët “Kuqezinjët e Jakovës” dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive.

KB Vëllaznimi dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti.

KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli.

Komentet janë të mbyllura.