Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që sapo e lamë pas, është mbyllur edhe xhiro e katërt e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Ndeshje mjaftë interesante u zhvilluan edhe brenda kësaj xhiroje, derisa kryesisht skuadrat favorite arritën fitore.
Kampionia aktuale, Peja e fitoi derbin e xhiros duke triumfuar ndaj Yllit në Therandë, për të vazhduar kryesimin në tabelë dhe serinë pa humbje.
Te fitoret u rikthye edhe skuadra e Bashkimit, që fitoi derbin lokal ndaj Prizrenit dhe ka një bilanc tejet pozitiv pas katër xhirove me 3 fitore e 1 humbje.
Në anën tjetër, Prishtina dhe Trepça shënuan fitore të lehta përballë istogut e përkatësisht Vëllaznimit dhe kanë poashtu seri me nga tri fitore e nga një humbje.
Pas katër xhirove, kemi vetëm një ekip pa humbje, derisa vetëm një tjetër s’ka arritur ende fitore.
Në xhiron e ardhshme takohen:
Prishtina – Bashkimi
Peja – Istogu
Vëllaznimi – Ylli
Prizreni – Trepça. /AsistiOnline.com/
Tabela pas katër xhirove, vijon si mëposhtë:
Komentet janë të mbyllura.